Jeton Muja
Hospital of Gjilan ,October 2019 , Kosovo
Metamorphosis
An interactive video project of Jeton Muja.
This concept is all about the relationship between visual art, illness and recovery. Jeton Muja’s installation enlightens contemporary questions like: Why is the design of hospital rooms focused on practicalities only? Is this environment stimulating for the patient’s recovery? Can an aesthetic environment positively influence the patient’s mind? Can an artistic intervention take away fear? This last question in particular is the point of focus in the screened video. You will watch an interview with Sohaib (11 years).
Sohaib wants to become an architect. He designed a hospital room for his brother from a completely different point of view. Treatment is not a priority here, but the starting point is removal of anxiety, creating a feeling of being at home, and creating happiness in difficult circumstances. The design will be implemented within AMC, the academic hospital in Amsterdam, the Netherlands.
Jeton Muja invites children and young people from Gjilan to follow the same path and to look at this hospital environment with new eyes. Do you have a distinctive idea to change the environment in order to improve the patient’s wellbeing? Feel free to post it in the box. A selection of the ideas will be posted on the website of the artist.
Metamorfozë, (video - projekti interaktiv)
Ky koncept ndërlidhet me marrëdhëniet midis artit pamor, sëmundjes dhe shërimit. Instalimi i Jeton Mujës adreson pyetjet bashkëkohore si: Pse dizajni i dhomave të spitalit përqendrohet vetëm në praktika? A është ky mjedis stimulues për shërimin e pacientit? A mundet një mjedis estetik të ndikojë pozitivisht në mendjen e pacientit? A mundet që një ndërhyrje artistike të heq frikën? Kjo pyetje e fundit në veçanti është pika e përqendrimit në videon e shfaqur. Do të shikoni një intervistë me Sohaib (11 vjet). Sohaib dëshiron të bëhet arkitekt. Ai projektoi një dhomë të spitalit për vëllain e tij nga një këndvështrim krejtësisht tjetër. Trajtimi nuk është përparësi këtu, por pikënisja është heqja e ankthit, krijimi i ndjenjës së të qenit në shtëpi dhe krijimi i lumturisë në rrethana të vështira. Dizajni do të zbatohet brenda AMC, spitali akademik në Amsterdam, Hollandë. Jeton Muja fton fëmijët dhe të rinjët nga Gjilani të ndjekin të njëjtën rrugë dhe ta shikojnë këtë ambient spitalor me një sy tjetër. A keni një ide të veçantë për të ndryshuar mjedisin, në mënyrë që të përmirësoni mirëqenien e pacientit?! Mos ngurroni ta postoni në kuti! Një përzgjedhje e ideve do të postohet në faqen e internetit të artistit: https://jetonmuja.wixsite.com/home